Nusja i shkon në çdo ndeshje, i jep motiv lojtarit të Kosovës

Futboll

Nusja i shkon në çdo ndeshje, i jep motiv lojtarit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Nusja i shkon në çdo ndeshje, i jep motiv lojtarit të Kosovës

Futbollisti i Lirisë nga Prizreni, Lorik Rudi, është martuar në fund të muajt gusht të vitit 2021.

Ai është martuar me Diellza Tabakun nga Gjakova.

E veçanta është se, nusja e tij nuk merret me sport por prej se është martuar me Lorikun, i përcjellë rregullisht ndeshjet e futbollit, sidomos kur luan bashkëshorti i saj.

Image

Loriku me nuse

Loriku tregon se e ka përkrahjen e madhe nga nusja.

“Pothuajse në çdo ndeshje është e pranishme, e cila më jep motiv shtesë së bashku me familjen time.

Ajo asnjëherë nuk u marrë me sport por as që e ka përcjellur më parë, por prej se u martua me mua, e kam përkrahëse të madhe”, tregon Loriku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat