Strakosha e Hysaj me Lazion ‘kockë e fortë’ për Marseillen

Futboll

Strakosha e Hysaj me Lazion ‘kockë e fortë’ për Marseillen

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:56
Strakosha e Hysaj me Lazion ‘kockë e fortë’ për Marseillen

Portieri Thomas Strakosha e futbollisti Elseid Hysaj startuan nga minuta e parë për Lazion, e cila ka barazuar me rezultat 2:2 me Marseillen në takimin që u zhvillua në stadiumin “Vélodrome”.

Marseille edhe pse kaloi në epërsi përmes penalltisë që e realizoi Milik në minutën e 33-të, kjo nuk iu zgjati. 

Skuadra italiane përmbysi epërsinë e vendasve me golat e  Anderson (45+7’) e Immobile (49’).

Në minutën e 82- Payet barazon rezultatin 2:2.

Në Grupin E të Europa League, pas 4 xhirove Lazio zë vendin e dytë me 5 pikë, ka tre me pak se Galatasaray dhe 1 më shumë se Marseille e tre pikë se Lokomotiva e Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat