Tifozët e Marseille “godasin” sërish

Futboll

Tifozët e Marseille “godasin” sërish

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 23:20
Tifozët e Marseille “godasin” sërish

Tifozët e Marseille nuk dinë të ndalen dhe vazhdojnë të përbëjn lajm me sjelljen e tyre të pahijshme në tribunë.

Pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në sfidën e Europa League Marseille-Galatasaray disa javë më parë dhe në duelin e Ligue 1 mes Marseille dhe PSG, fansat e OM janë bërë sërish protagonistë negativ në sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Lazios në Europa League.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, në goditjen e parë të Lazios nga këndi, tifozët e Marseille kanë hedhur sende dhe objekte të ndryshme në drejtim të Luis Albertos, me gjyqtarin Sanchez Martinez që ndali lojën për disa sekonda duke iu drejtuar spikerit të stadiumit t’u bënte thirrje tifozëve të ndalin veprimet e tyre aspak fair-play.

Ndërkohë që edhe trajneri i OM Jorge Sampaoli shfaqi zhgënjimin e tij ndaj tifozëve për këtë episod që do jetë mjet shqyrtimi për komisionin e Disiplinës në Uefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat