Parolo: Inzaghi është i hekurt, por Pioli do të fitojë

Futboll

Parolo: Inzaghi është i hekurt, por Pioli do të fitojë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:59
Parolo: Inzaghi është i hekurt, por Pioli do të fitojë

“Inzaghi është i hekurt, por Pioli do të fitojë”. Kështu e ka nisur intervistën e tij për mediat italiane Marco Parolo.

Ish-mesfushori i Lazios i njeh shumë mirë të dy trajnerët pasi e kanë trajnuar atë në periudhat që kanë punuar te Lazio.

Kam patur sezonin tim më të mirë te Lazio nën drejtimin e Piolit, tha Parolo për Corriere dello Sport. Inazghi ndërkohë, ishte një surprizë për nga mënyra se sa shumë është përmirësuar”.

Më pëlqen dialogu i vazhdueshëm që kam me Piolin, por më pëlqen edhe empatia që Inzaghi ka me futbollistët. Nga derbi pres që të jetë shumë argëtues dhe të na kënaqë të gjithë. Mendoj se do të fitojë Mialni".

Për sa i përket lojtarëve vendimtarë ai u shpreh: “Nga ana e Milanit, mendoj për Ibrahimoviç dhe Leao. Nga ana tjetër, Lautaro Martinez dhe Perishiq mund të jenë vendimtarë për zikaltërit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat