Arbitri harron dhe e mbyll takimin para kohe

Futboll

Arbitri harron dhe e mbyll takimin para kohe

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:56
Arbitri harron dhe e mbyll takimin para kohe

Një situatë e rrallë ka ardhur nga elita e futbollit turk. Në mbrëmjen e sotme është përballur Gaziantep dhe Kasimpasa, me ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-0.

Arbitri i takimit, Halis Ozkahya, ka marrë gjithë vëmendjen e mediave europiane.

Pasi janë akorduar 9 minuta shtesë, kryesori i takimit njoftoi për mbylljen e ndeshjes që në minutën e 4 të shtesës.

Gabimin do ta kuptonte shumë vonë, teksa i ka kthyer ekipet nga dhoma e zhveshjes për të përfunduar gjithçka në fushën e lojës edhe sa i përket pesë minutave të mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat