Bayerni ballafaqohet me Freiburgun

Futboll

Bayerni ballafaqohet me Freiburgun

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Bayerni ballafaqohet me Freiburgun

Ndeshje e madhe pritet sot në drekë, teksa Bajerni do të presë skuadrën e Freiburgut.

Kampionët në fuqi do të kenë shansin për të treguar edhe një herë se janë ata favoritët për të fituar titullin në fund. Fraiburg do të vijë në këtë takim si skuadra që renditet e treta në tabelën e klasifikimit me vetëm tri pikë më pak se bavarezët. Julian Nagelsman, trajneri i Bajernit, ka paralajmëruar skuadrën e tij se ndeshja e radhës do të kërkojë shumë impenjim.

Këtë herë do të keni përballë Fraiburgun e trajnerit Shtraish, çfarë prisni?

"Freiburg është një klub simpatik. Edhe kur isha në futbollin e moshave jam ndeshur shumë herë me ta.

Në këtë sezon kanë treguar që e kanë seriozisht duke luajtur si të barabartë me shumë skuadra të kampionatit.

Trajneri Shtraish e njeh shumë mirë kampionatin, ai është një karakter i fortë dhe shumë pozitiv. Fraiburgu do të na e bëjë shumë të vështirë ndeshjen, ndaj duhet të jemi vigjilent. Luajnë të disiplinuar, me pasion dhe temp të lartë.

Këtë disiplinë e ka sjellë trajneri i tyre. Mendoj që renditja e tyre nuk është surprizuese", tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat