Mbyllet pjesa e parë, Chelsea në epërsi kundër Burnley

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Chelsea në epërsi kundër Burnley

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Foto

Skuadra nikoqire ka epërsinë në stadiumin “Stamford Bridge”.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Chelseat dhe asaj të Burnley, ku pas 45’ minutave lojë të zhvilluara skuadra nikoqire gjen vetën në avantazh prej një goli.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi gjermani Kai Havertz në minutën e 33’ të ndeshjes, përmes një asistimi të mbrojtësit Reece James.

Sa i përket statistikave, Chelsea në pjesën e parë kishte posedimin e topit në favor të tyre, gjithsej 73% krahas 27% sa kishte skuadra e Burnleyt.

Rezultati i pjesës së parë është 1:0 në favor të Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat