Reali synon rinovimin e kontratës me Viniciusin

Futboll

Reali synon rinovimin e kontratës me Viniciusin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:33
Vinicius Junior

Braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior është duke shkëlqyer këtë edicion me madrilenët. 

Forma e mirë e tij këtë sezon ka bërë që Reali të mendoj për rinovimin e tij, pavarësisht se braziliani ka një kontrate aktuale që skadon në vitin 2025.

Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Vinicius Junior do të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Real Madridin në javët/muajt e ardhshëm.

“Vinicius Junior do të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Real Madridin në javët/muajt e ardhshëm. Puna në progres për të përgatitur një marrëveshje të re afatgjatë. Përfshirja e Vinicius në bisedimet e Mbappe me Psg-në nuk ishte as një temë për bordin e Real Madridit”, ka theksuar Romano në tweetin e tij.

21-vjeçari ka nëntë gola dhe shtatë asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat