Lippi: Interi i Contes kishte më shumë “zemërim”

Futboll

Lippi: Interi i Contes kishte më shumë “zemërim”

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Marcello Lippi

Marcello Lippi ka folur për “BBC” rreth Inter-it dhe disa lojtarëve nga të dyja ekipet e Milanos.

“Interi nën drejtimin e Contes kishte më shumë agresivitet dhe rikuperonte shumë kollaj topin. Sulmi ka ndryshuar, Lukaku ishte fenomenal, një sulmues tmerrësisht I frikshëm për kundërshtarin.

Dzeko është ambientuar mirë me Interin, po bënë dhe gola gjithashtu por ka rënë pak ritmi I shpejtësisë në sulm me të . Ibrahimoviç është gjithmonë shumë i rëndësishëm kur luan.

Barella tashmë është mesfushori më i mirë në Itali dhe një ndër më të mirët në evropë, për ktë nuk ka dyshime, jo se e them unë por ky është fakt. Ai bën gjithçka me dhe pa top.

Tonali gjithashtu është kthyer në një lojtar kyç për Milanin, ai sulmon dhe rikuperon në të njëjtën kohë. Italia tashmë ka dy super yje në mesfushën e saj , Barella dhe Tonali janë një tjetër nivel.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat