Revolucioni i Xavit

Futboll

Revolucioni i Xavit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:49
Revolucioni i Xavit

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernández, nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq përpara konfuzionit absolut ku është zhytur stafi mjekësor, i paaftë për të parandaluar dëmtimet e shumta.

Xavi e konsideron fushën e shërbimeve mjekësore jetike për zhvillimin e punës së tij dhe e konsideron prioritet që të rrethohet nga njerëz ndaj të cilëve duhet të ketë besim maksimal projektin e tij.

Për këtë arsye, fizioterapisti Carles Nogueira, i cili ishte pjesë e ekipit të tij te Al Sadd, iu bashkua Barcelonës me qëllim që të drejtojë zonën e fizioterapisë në ekipin e parë.

Pasoja e parë e zbarkimit të Nogueiras, siç ka mësuar “AS”, do të jetë largimi i menjëhershëm i fizioterapistit Juanjo Brau nga ekipi i parë. Por Brau nuk do të jetë i vetmi që do të largohet, sepse në parim do të kthehet edhe Jaume Munill, i cili u largua nga ekipi i parë në verën e 2019 për të kaluar në seksionin e futsallit. Kjo do të thotë se do të largohet edhe Xavi Lindes.

Në çdo rast, as Brau dhe as Linde nuk do të largohen përfundimisht, por do të punojnë në një pozicion tjetër brenda klubit. Do të ketë edhe lëvizje të tjera, derisa I gjithë stafi mjekësor, kryesisht fizioterapistët, të jenë njerëz të besuar të Xavit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat