Gjasula “tregon muskujt” me fitoren kundër Schalke 04

Futboll

Gjasula “tregon muskujt” me fitoren kundër Schalke 04

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Gjasula “tregon muskujt” me fitoren kundër Schalke 04

Klaus Gjasula është një lojtar shumë më i mirë sesa kategoria ku luan, në nivelin e dytë të futbollit gjerman.

Mesfushori shqiptar u infektua me Koronavirus dhe kishte humbur tre ndeshjet në kampionat me Darmstad, pas periudhës së ndeshjeve të tetorit me Kombëtaren.

Trajneri i ka besuar menjëherë si titullar pas rikthimit, ndërsa Gjasula vlerësohej si një nga më të mirët.

Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, teksa Darmstadi heshti Shalke 04 në transfertë, duke fituar me shifrat 2-4. Klaus Gjasulës iu regjistrua edhe një asist në golin e dytë, megjithëse për të qenë të drejtë, e gjithë merita ishte e autorit të golit për mënyrën sesi e dërgoi topin në rrjetë.

Por edhe në këtë rast vërtetohet aftësitë e Gjasulës që ka për t’i zvogëluar hapësirën rivalëve, duke i detyruar që të gabojnë në pasimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat