Chelsea dëshiron të mbyll huazimin e Niguez në janar

Futboll

Chelsea dëshiron të mbyll huazimin e Niguez në janar

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 08:15
Saul Niguez

Chelsea shpreson të rikthejë mesfushorin Saul Niguez te Ateltico Madrid gjatë afatit kalimtar dimëror.

26-vjeçari ka dështuar të gjejë vendin në “Stamford Bridge”, duke pasur 45 minuta të tmerrshëm në debutim kundër Aston Villas.

Shkaku i formës së dobët, “Blutë” planifikojnë të mbyllin para kohe huazimin e spanjollit pas pushimit internacional.

Sidoqoftë, sipas Marca, raportohet se trajneri Thomas Tuchel nuk e ka përfshirë Saulin në planet afatgjatë.

Gjithsesi, Atletico nuk do e pranojë rikthimin e hershëm të Saul, ngase me largimin e mesfushorit nënshkruan me sulmuesin Antoine Griezmann nga Barcelona.

Saul ka zhvilluar vetëm pesë takime në të gjitha garat këtë sezon dhe marrëveshja me Atleticon i skadon në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat