Nga debutimi në ligën e dytë e deri te ëndrra në skenën europiane!

Futboll

Nga debutimi në ligën e dytë e deri te ëndrra në skenën europiane!

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:50
Nga debutimi në ligën e dytë e deri te ëndrra në skenën europiane!

Gjatë sezonit të kaluar ishte dominues në Ligën e Tretë-Perëndim, duke shënuar tetë gola. Memet Idrizi, sulmuesi i talentuar nga Shkupi, golin më emocionues e kishte realizuar në ndeshjen e balotazhit kundër Fortunës nga Hasanbegu, ku me KF Besa nga Dobërdoli siguruan kualifikimin në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut-grupi i Perëndimit.

20-vjecari me KF Besa bëri edhe debutimin e tij në Ligën e dytë-Perëndim ndaj Ohrid-it në fushën e këtyre të fundit.

Debutimi për të ishte një kënaqësi e madhe, pasi pati rastin të luaj me futbollistë të dëshmuar si Sedat Berisha, Altin Lloga e të tjerë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Idrizi në formë huazimi (për gjashtë muaj) kalon te një skuadër tjetër debutuese në Ligën e dytë, por tani në grupin e Lindjes. Bëhet fjalë për Bratstvo 07 nga Zhitosha, komuna e Dollnenit.

Në një intervistë për gazetarin Reshat Ibraimi, ai ka rrëfyer për sezonin debutues të tij dhe skuadrës së tij në Ligën e dytë-grupi i Lindjes, për ndeshjet e deritanishme, ambiciet në karrierë e të tjerë.

Skuadra e tij Bratstvo 07 nga Zhitosha nuk e ka nisur mirë sezonin e ri garues. Në dhjetë ndeshje kanë një fitore dhe një barazim, tetë humbje. Idrizi thotë se kanë ndikuar disa faktorë për këto rezultate jo të mira, megjithate, ai është optimist se deri në fund të sezonit vjeshtor do të përmirësojnë dukshëm gjendjen në tabelën e klasifikimit.

“Normal se nuk jemi të kënaqur me rezultatet negative dhe as me vendin e fundit që për momentin jemi në tabel, me 4 pikë. Me ekipin e FK Bratstvo 07 është duke ndodhur një krizë ekonomike.

Pastaj është viti i parë që luajnë në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut. Gjitashtu edhe referimi jokorrekt ndaj ekipit tonë po e bënë të vetën. Një rol të madh po luan edhe ajo që s’po luajmë në fushën tonë, dhe sikur të luanim në terren tonin do të ishte shumë më ndryshe. Besoj se do të kishim më shumë rezultate pozitive. Bratstvo ka lojtarë shumë të mirë në radhët e veta dhe kjo më së miri dëshmon pikët që ia kemi rrëmbyer skuadrave që janë në krye të tabelës. Shpresoj të vazhdojmë me marrjen e pikëve edhe në ndeshjet në vazhdim të sezonit.

Ne deri në fund të sezonit vjeshtor besoj se do të bëjmë të pamundërën që t’i ikim fundit të tabelës, si dhe unë t’i ndihmoj ekipit të shënoj sa më shumë gola”, deklaron Memet Idrizi në një intervistë për gazetarin Reshat Ibraimi.

Sulmuesi 20 vjecar, megjithate thotë se është i kënaqur me paraqitjet e tij.

“Unë jam i kënaqur me paraqitjet e mija dhe dëshiroj që të vazhdoj të punoj më fortë. Për mua është sezoni i parë që luajë në ligën e dytë dhe nuk është që më mungon përvoja për të luajtur në këtë rang garash, dhe besoj se do t’ia dalë”, thotë sulmuesi i talentuar shkupjan. Atij në janar i përfundon kontrata e huazimit me Bratstvo 07 dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë.

Në fund, ai zbulon edhe ambiciet e tija në karrierë.

“Qëllimi im është të luaj sa më mirë në mënyrë që të arrijë të luaj edhe në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, ambiciet e mija në karrierë janë që një ditë të luaj në ndonjë ekip europian”, tregon talenti 20 vjecar.

Ndryshe, Memet Idrizi karrierën e tij e ka filluar në moshën 11-vjecare te Akademia e FC Shkupi, ku kishte qëndruar për shtatë vite të plota. Nga aty ishte transferuar te Besa e Dobërdolit që garonte në ligën e Tretë-grupi i Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat