Rebiç do të jetë mungesa e madhe e Kroacisë

Futboll

Rebiç do të jetë mungesa e madhe e Kroacisë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Rebiç do të jetë mungesa e madhe e Kroacisë

Ante Rebiç do të jetë mungesa e madhe e Kroacisë edhe në dy sfidat e radhës kualifikuese ndaj Maltës dhe Rusisë që do të përcaktojnë edhe nëse Kroacia do të kualifikohet direkt apo jo në Kupën e Botës Katar 2022.

Sulmuesi  i Milanit u rikthye nga dëmtimi duke luajtur në pjesën e dytë në derbin e Milanos ndaj Interit, por derisa Rebiç të kërkojë falje publike trajneri Zlatko Dalic nuk ka ndërmend ta grumbullojë te Kroacia.

“Ishte ai që tha se Kroacia është ekipi m…, jo unë”, u shpreh Zlatko Daliw duke arsyetuar edhe njëherë zgjedhjen e tij për të lënë jashtë kombëtares Ante Rebic deri në momentin që ky u fundit do të kërkojë falje publike.

Ante Rebiç shpërtheu ndaj shokëve të skuadrës pas eliminimit të Kroacisë në Euro 2020 duke përdorur fjalë fyese ndaj ekipit që detyruan trajnerin Dalic të marrë vendimin drastik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat