A do të jetë selektor i ri i Kosovës?

Futboll

A do të jetë selektor i ri i Kosovës?

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:45
A do të jetë selektor i ri i Kosovës?

Alexander Frei dhe skuadra zvicerane, FC Wil kanë ndarë rrugët pas rreth një viti bashkëpunim, me Kosovën që mbetet një prej opsioneve më të mundshme të zviceranit për ta vazhduar karrierën.

Nga ajo që thuhej nga klubi zviceran, ishte vet trajneri Frei që nuk deshi të vazhdonte dhe vendosi për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Ndërkohë, në mediat zvicerane dorëheqja e tij konsiderohet si e papritur dhe e çuditshme. FC Wil tashmë e ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, pak orë pas largimit të Frei. Klubin zviceran do ta udhëheqë Brunello Iacopetta.

Në anën tjetër, Frei është përfolur mjaft shumë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe ishte një nga opsionet e mundshme.

Madje, vet ai kishte deklaruar se do të dëshironte ta drejtonte Kosovën, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Alexander Frei është 42-vjeçar, teksa FC Wil ishte klubi i fundit që e menaxhoi për rreth një vit. Paraprakisht, ai ishte trajner i përkohshëm i Baselit, kurse punonte me të rinjtë e klubit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat