Bajrami mërzitet me Empolin

Futboll

Bajrami mërzitet me Empolin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:08
Bajrami mërzitet me Empolin

Nedim Bajrami ka qenë një nga figurat kryesore të Empolit në sezonin e kaluar kur skuadra ishte në Serinë B dhe u ngjit më pas në elitë. Fantazisti i kombëtares kontribuoi me asiste dhe gola për friulianët, por aktualisht nuk ka më të njëjtin rendiment.

Për këtë arsye, trajneri Andreazzoli prej një muaj e gjysmë nuk e hedh më në fushë si titullar Bajramin, të cilit në fakt kjo situatë nuk i shkon aspak për shtat. Andaj, në mediet italiane gjithnjë e më shumë këmbëngulet se në rast se asgjë nuk ndryshon, atëherë 22-vjeçari do të kërkojë të largohet që në merkaton e janarit.

Vlera e shqiptarit në merkato shkon deri në 12 milionë euro, ndërsa pavarësisht faktit se ka humbur statusin e titullarit, sërish për të ka interes nga disa klube të Serisë A të cilat e shohin të vlefshëm për organikën e tyre.

Kujtojmë se aktualisht, Bajrami është i grumbulluar me Shqipërinë në kuadër të dy përballjeve kualifikuese për Katar 2022, atë ndaj Anglisë më datë 12 nëntor dhe atë ndaj Andorrës më datë 15 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat