Gliha para ndeshjes me Jordaninë: Në sulm Kosova është Brazil për Slloveninë

Futboll

Gliha para ndeshjes me Jordaninë: Në sulm Kosova është Brazil për Slloveninë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:16
Konferenca per media

Trajneri slloven i Kosovës Primozh Ghila, i cili ka marrë detyrën përkohësisht si trajner i Kosovës pas largimit të Bernard Challandes ka folur para ndeshjes miqësore me Jordaninë. Ai ka deklaruar para mediave se Kosova do të kërkojë vetëm fitore në këtë takim.

Ai ka shtuar se kërkon që ta rikthejë besimin te skuadra duke thënë se nuk ka ndeshje miqësore për të por në secilën sfidë duhet dhënë maksimumi.

“Për mua nuk ka ndeshje miqësore sepse për mua çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe ndeshja e nesërme mund të shërbejë dhe duhet të na shërbejë si ndeshje në të cilën duhet të kërkojmë fitoren dhe të kërkojmë të rrisim konfidencën dhe besimin te ekipi dhe kjo është mënyra se si mund t’i ndryshojmë në ekipin tonë kombëtar.”, tha fillimisht trajneri slloven.

Më tutje, tekniku slloven ka folur edhe mbi mundësinë që ai të qëndrojë në krye të Kosovës edhe për më shumë se ndeshjet me Jordaninë dhe Greqinë ku ka thënë se kjo varet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gliha e ka vlerësuar shumë lartë fazën ofanzive të Kosovës duke thënë se në këtë rapart Kosova është Brazil për Sllovenin, por në repartin defanziv Sllovenia është Gjermani për Kosovën.

“Pyetja se a do të qëndrojë apo jo është më siguri pyetje për presidentin por mbase edhe për rezultatet që do t’i kemi në këto dy ndeshje kurse ajo që dua të ndryshoj tek skuadra është ta kthejë besimin dhe faktin që skuadra të mendojë se mund të fitojë ndaj çdokujt…Në ndeshjen time të parë që kam qenë këtu në rol tjetër pas pjesës së parë në ndeshjen me Lituaninë, presidenti më ka pyetur çfarë mendojë për cilësitë dhe si e shoh ekipin e Kosovës, i kam thënë që në aspektin ofanziv Kosova për ekipin e Sllovenisë është Brazil por në aspektin defanziv Sllovenia për Kosovës është Gjermani, prandaj kjo është ajo çfarë dua ta ndryshojë te ekipit.”, shtoi më tutje Gliha.

Gliha gjithashtu ka deklaruar se do ta vlerësonte mundësinë e rikthimit në ekip të Leart Paqaradës nëse do të vazhdonte qëndrimin si trajner të Kosova. Ai e ka vlerësuar lartë lojtarin në fjalë i cili ishte larguar nga kombëtarja për shkak të, siç kishte thënë ai, të ish-trajneri Bernard Challandes.

“Po, absolutisht që e njoh Paqaradën, kam menduar rreth tij, normalisht nuk kam vendosur ta marr në këtë ndeshje sepse për mua Leart Paqarada është një futbollist që luan goxha mirë në aspektin ofanziv por është shumë më i prirur të luajnë në aspektin ofanziv se sa në atë defanziv sepse ne defanzivë zakonisht është punë e madhe për tu kryer…Mirëpo nëse unë do të jem me ekipin për kohë më të gjatë sigurisht se edhe Paqarada do ta ketë rastin e vet.”, tha në fund, Gliha.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat