Ky mund të jetë hapi i Messit

Futboll

Ky mund të jetë hapi i Messit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Ky mund të jetë hapi i Messit

Lionel Messi ndau rrugët me Barcelonën këtë verë nga pas një karrierë të shquar me blaugranasit, një klub që kishte qenë që në moshën 13 vjeç.

Pasi klubi nuk ishte në gjendje ekonomike të vazhdonte kontratën me Mesin, nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveçse që argjentinasi dhe katalanasit të duronin një ndarje të dhimbshme, duke bërë që numri 10 i tyre t’i bashkohej PSG-së me një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi për një sezon të tretë.

Megjithëse natyra e largimit të tij përkeqësoi marrëdhëniet mes Mesit dhe presidentit aktual Joan Laporta, por ardhja e Çavi Hernandez si trajner mund të jetë thelbësor në rikthimin e mundshëm të argjentinasit. Çavi dhe Messi kanë qenë bashkëlojtarë në Barcelonë deri në pensionimin e spanjollit dhe ndanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.

Duke qenë se karriera e Mesit te PSG-ja nuk po ecën si duhet, me një sërë lëndimesh që kanë penguar përshtatjen e tij në kryeqytetin francez, nuk duket më e paimagjinueshme që ai të mund të kthehet në Kamp Nou më shpejt se sa pritej. Ishte vetë Mesi që para disa kohësh pranoi se mund të rikthehej në Barcelonë me rol drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ‘’pleshti’’ të zbresë sërish në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat