Gerrard kthehet në favorit për stolin e Aston Villas   

Futboll

Gerrard kthehet në favorit për stolin e Aston Villas   

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Gerrard kthehet në favorit për stolin e Aston Villas   

Aston Villa është në kërkim të një trajneri pasi shkarkuan Dean Smith  për shkak të rezultateve të dobta.

Roberto Martinez, Paulo Fonseca, kasper Hjumland, Graham Potter dhe Ralf Ragnick thuhet se janë në listë, por 90min raporton se Gerrard është zgjedhja e parë.

Drejtori Christian Purslow e njeh Gerrard nga koha te Liverpool, kur ishte drejtor në vitin 2009/10 dhe zhvilloi rol të rëndësishëm që ish mesfushori të qëndronte në “Anfield”.

Rangers nga ana tjetër nuk duan ta humbin Gerrard, por nuk do ta pengojnë në rast që tekniku anglez iu thotë se dëshiron të largohet.

Negociatat ndërmjet Gerrard dhe klubit anglez ende nuk kanë nisur, por raporti shton se Villa do bëhet me trajner të ri para ndeshjes së radhës, ndaj Brighton me 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat