Gerrard në krye të Aston Villës

Futboll

Gerrard në krye të Aston Villës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Gerrard në krye të Aston Villës

Aston Villa ka prezantuar legjendën e fubtollit anglez, Steven Gerrard si trajner i ri i skuadrës/

Klubi nga qyteti i Birmigham ditë më parë filloi bisedimet me Gerrard dhe klubin skocez, Rangers, për ta liruar nga kontrata.

Villa sapo ka prezantuar ish-futbollistin anglez si trajner i ri nëpërmjet një komunikate të lëshuar për shtyp.

Ai ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë.

Gerrard pas pensionimit nga futbolli aktiv, filloi punën si trajner në klubin e tij të zemrës Liverpool në grupmoshat e reja.

Më pas, mori drejtimin e gjigantit skocez Rangers, me të cilin fitoi titullin e kampionit pas shumë viteve pa e fituar atë.

Gerrard do ta zëvendësojë Dean Smith, i cili u shkarkua në fillim të javës nga kryesia e klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat