Tërbohen në Paris

Futboll

Tërbohen në Paris

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Tërbohen në Paris

Lajme të mira për Argjentinën në prag të takimit kyç kualifikues të premten përballë Uruguait. Lionel Mesi ka lënë pas dëmtimin në gju dhe ka rigjetur buzëqeshjen.

“Pleshti” pritet të jetë i gatshëm për këtë takim, teksa lajmi është konfirmuar për mediat argjentinase nga persona mjaft të afërt me trajnerin e “Albiçelestëve”, Lionel Skaloni.

Mesi vendosi të udhëtonte për në Argjentinë, pavarësisht problemeve në gjurin e majtë. Por, me sa duket, ai dëshiron të jetë patjetër në fushë ndaj Uruguait dhe Brazilit. Mirëpo, kjo situatë ka irrituar jo pak klubin e tij, PSG-në.

Në Francë nuk e kanë pritur aspak mirë udhëtimin e Mesit për në Amerikën e Jugut dhe akoma më pak mundësinë e aktivizimit të tij në dy takimet kualifikuese të Argjentinës.

Drejtori i Parisit, Leonardo, e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij, duke thumbuar sulmuesin e Argjentinës.

“Nuk jemi dakord që këto gjëra të ndodhin me lojtarë të dëmtuar. Mesi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat