Morata në dilemë!

Futboll

Morata në dilemë!

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Morata në dilemë!

Juventusi nuk paguan dhe Atletico nuk e do, Morata në dilemë!

E ardhmja e Moratas nuk është aspak e qartë. 

Sulmuesi spanjoll, aktualisht i huazuar te Juventusi, nuk dëshiron të kthehet në Atlético  Madrid dhe as ‘Cholo’ nuk dëshiron ta rikthejë atë .

Megjithatë, Juve tashmë ka disbursuar 15 milionë euro për transferimin e tij dhe nuk ka ndërmend të ekzekutojë opsionin e blerjes prej 35 milionësh që ishte nënshkruar në marrëveshjen me Atletin, sipas Tuttosport .

Bianconerët kërkojnë ulje nga Madridi, por mbetet për t’u parë nëse do ta pranojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat