Si i frikëson kundërshtarët?

Futboll

Si i frikëson kundërshtarët?

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Si i frikëson kundërshtarët?

11 kampionë të botës mes 1982 dhe 2006 i kanë dhënë mendimin e tyre Italisë së Roberto Mancini-t, që të premten në mbrëmje do të luajë kundër Zvicrës për të një vend në Katar 2022.

Marco Tardelli, festimi i të cilit në finalen kundër Gjermanisë është bërë një nga simbolet e Axurrëve, ka dhënë mendimin e tij për Barella-n, që konsiderohet nga shumë si pasardhësi i tij:

“Nuk është vetëm një nga mesfushorët më të mirë të Italisë, por Europës. Ritmi i tij u jep guxim shokëve të skuadrës dhe frikëson kundërshtarët”, ka thënë Tardelli për Gazzetta dello Sport.

“Nuk besoj se ndeshja kundër Zvicrës do të jetë shumë teknike, do të duhen cilësi të tjera dhe Barella i ka të gjitha. Nuk kam patur asnjë dyshim për rikuperimin e tij. Është sards, kokëfortë në kuptimin më të mirë të fjalës. Është e vështirë ta rrezosh kur merr topin dhe niset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat