Karriera e Agueros në rrezik shkaku i problemeve në zemër

Futboll

Karriera e Agueros në rrezik shkaku i problemeve në zemër

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:52
Sergio Aguero

Sergio Aguero u lëndua pak javë më parë në sfidën ndaj Alaves dhe duket se gjërat janë shumë serioze.

Futbollisti pas problemve në zemër, mund të detyrohet të heq dorë nga karriera e tij.

Sipas mediave spanjolle, ekzaminimes e zemrës të Agueros kanë zbuluar se patologjia e tij është më serioze se sa dukej në fillim.

Në varësi të situatës, Aguero mund të detyrohet të tërhiqet nga futbollisti profesionist.

Një lajm shumë i keq ky për sulmuesin që në merkaton e verës kaloi te Barcelona si përforcim i madh, por ishte i pafat pasi pësoi disa lëndime.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet më shumë për gjendjen e argjentinasit, dhe mbetet të shihet nëse do të mund të luajë sërish futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat