Bushi do të ketë në dispozicion për duelin ndaj sllovenëve edhe liderin e sulmit

Futboll

Bushi do të ketë në dispozicion për duelin ndaj sllovenëve edhe liderin e sulmit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:16
Bushi do të ketë në dispozicion për duelin ndaj sllovenëve edhe liderin e sulmit

E premtja nuk është vetëm dita e kombëtares së madhe por edhe e përfaqësueses Shpresa që në orën 18:00, do të ketë një nga ndeshjet më të rëndësishme në grupin G kualifikues për Europianin e 21-vjeçarëve.

Skuadra e Alban Bushit do të sfidojë në stadiumin Bonifika në Koper Slloveninë U-21 që një muaj më parë e mposhti 2-0 në Elbasan Arena.

Me një sukses ndaj sllovenëve kuqezinjtë jo vetëm që do të hidhnin një hap të sigurtë drejt sigurimit të vendit të tretë në grup, por për momentin do të bashkoheshin Republikës Çeke në krye në kuotën e 12 pikëve me këta të fundit që një ditë më parë u mposhtën nga Anglia që ka 10 pikë në 4 ndeshje një më shumë se Shqipëria U-21.

Bushi do të ketë në dispozicion për duelin ndaj sllovenëve edhe liderin e sulmit Ernest Muçit i cili konsiderohet vlera e shtuar e Shpresave në këtë përballje që do të transmetohet live dhe eksluzivisht në ekranin e Supersport. Pas sfidës ndaj Sllovenisë, Shqipëria U-21 do të ketë një tjetër transfertë atë ndaj Kosovës në grupin G kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat