Vlahovic “çmend” Real Madridin

Futboll

Vlahovic “çmend” Real Madridin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Dusan Vlahovic

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic i ka bërë të gjithë të flasin për të dhe të jetë objektivi kryesorë për shumë skuadra gjatë merkatos.

Sulmuesi serb me paraqitjet e tij ka treguar se është një nga lojtarët që ka të ardhme dhe mund të arrijë shumë shpejt majat e futbollit europian.

Real Madrid është “çmendur” pas Vlahovic dhe me çdo kusht kërkon shërbimet e tij, dhe trajneri Carlo Ancelotti po shtyn drejtuesit e “Los Blancos” t’i bëjnë ofertën e duhur Fiorentinës për ta transferuar në Madrid sulmuesin serb.

Reali është i gatshëm ti ofrojë skuadrës “viollcë”, 3 lojtarë për Dusan. Borja Mayoral, Luka Jovic, Alvaro Odriozola janë 3 futbollistët që “Los Blancos” do t’i ofrojnë Fiorentinës për të bërë të mundur shërbimet e Vlahovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat