Dortmund kërkon transferimin e lojtarit të Chelsea

Futboll

Dortmund kërkon transferimin e lojtarit të Chelsea

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 18:11
Hakim Ziyech

Hakim Ziyech nuk është duke kaluar një moment të mirë te skuadra londineze e Chelsea e cila drejtohet nga Thomas Tuchel.

Sot Bild raporton për interesimin e Borussia Dortmund për marokenin. Klubi gjerman vëzhgon lojtarin e Chelseat për të krijuar një dyshe luksoze me Haaland. Anësori maroken do të ishte asistenti i tij, duke mbërritur në klubin e Bundesligës.

Ziyech, 28 vjeç, nuk shpërtheu siç pritej në Stamford Bridge.

Ai mbërriti në klubin londinez në verën e vitit 2020 dhe i pagoi Ajax-it 40 milion euro plus bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat