Milik kujton makthin

Futboll

Milik kujton makthin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:12
Milik kujton makthin

Nga Polonia, Arek Milik ka folur për lamtumirën e tij nga Napoli dhe transferimin te Marseille.

“Pasi jam transferuar te Marseille, kam filluar të luaj rregullisht. Dihet se fundi i eksperiencës te Napoli nuk ka qenë i pëlqyeshëm, nuk ia uroj asnjë futbollisti të gjendet në një situatë të tillë”, ka thënë Milik për Przeglad Sportoëy:

“Te Marseille kam gjetur veten para Europianit. Por nuk ishte vetëm kjo, doja të kthehesha të luaja futboll. Është bukur që e kam bërë dhe që kam shkuar te një klub i madh.

“Ky është një vend i bukur për të luajtur, nuk mund të kërkoj më shumë. Marrëdhënia me Payet? Është e mirë sepse në fushë kuptohemi mirë. Në të kaluarën jam ndier shumë mirë me Mertens te Napoli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat