Pas Xavit, edhe Iniesta shpreh dëshirën për t’ju bashkuar Barcelonës

Futboll

Pas Xavit, edhe Iniesta shpreh dëshirën për t’ju bashkuar Barcelonës

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:01
Andres Iniesta

I larguar nga Barcelona në vitin 2018, për t’u bashkuar me klubin japonez Vissel Kobe, Andres Iniesta ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer tek blaugranët pasi të mbyll karrierën si lojtar.

“ Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të doja të kthehesha te Barça në një moment të jetës sime, nuk e di në çfarë  pozicioni”, tha ish-mesfushori i katalanasve për “Sport”. “ Të kthehem te Barça, në shtëpi, të jem në gjendje të ndihmoj skuadrën, përveçse të luaj, do ta doja këtë, por askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja . ”

“ Nuk e di se për çfarë mund të përgatitem. Dua të marr diplomat e trajnerit, por nuk e di nëse do të punoja si trajner. Më pëlqen të mendoj për të tashmen, të luaj futboll dhe në të ardhmen të shohim .”

Ish-futbollisti i Spanjës ndihet keq kur e sheh Barçën në atë gjendje: “Nëse gjërat nuk shkojnë mirë nuk është e këndshme sepse shikon shokë të skuadrës që vuajnë. Kur diçka që e doni, vuan, ju lëndon . ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat