Ky ishte shqiptari që debutoi mbrëmë për Zvicrën kundër Italisë! Kjo është nota

Futboll

Ky ishte shqiptari që debutoi mbrëmë për Zvicrën kundër Italisë! Kjo është nota

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:11
Ky ishte shqiptari që debutoi mbrëmë për Zvicrën kundër Italisë! Kjo është nota

Përplot energji, e kush tjetër përveç Kastriot Imerit, 21-vjeçari me prejardhje nga Kosova, mbrëmë debutoi për Kombëtaren A të Zvicrës, e cila shkaktoi senzacion, duke barazuar me rezultat 1:1 me kampionin e Evropës, Italinë, në ndeshjen që u zhvillua në “Olimpico” në Romë.

Mesfushori u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, duke shijuar atmosferën brilante dhe ndihmuar Kombëtaren e tij, në pikën që fituan e cila peshon si fitore. 

Media e njohur zvicerane “20min” e vlerësoi me notën 4.  

Image

Shaqiri në veprim

Ndërkaq, kapiteni Xherdan Shaqiri që u paraqit standard e u zëvendësua në minutën e 79-të, mori notë 4. 

Pa notë mbetet sulmuesi Andi Zeqiri që shpërndoroi një rast ideal në fund të takimit, i cili u fut në minutën e 86-të.

Italia kryeson me 15 pikë në Grupin C në kuadër të kualifikueseve për kampionatin Botëror, sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat