Wilshere mes pensionimit dhe dëshirës së madhe...

Futboll

Wilshere mes pensionimit dhe dëshirës së madhe...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:51
Wilshere mes pensionimit dhe dëshirës së madhe...

Jack Wilshere ka folur së fundmi rreth mundësisë së pensionimit apo vazhdimit së luajturi futboll.

Wilshere është lojtar i lirë që nga vera e këtij viti, teksa së fundmi Arsenali e pranoi që ai të stërvitet me skuadrën.

Megjithatë, 29-vjeçari ka thënë se i duhet që të mendoj rreth pensionimit, pavarësisht dëshirës së madhe për të luajtur.

“A mund ta përfundoni karrierën tuaj? Më duhet të mendoj për të. Kjo është arsyeja pse unë jam duke stërvitur tani. Jam mirënjohës për këtë mundësi.

Pavarësisht gjithë kësaj, jam 100 për qind i sigurt se mund të luaj akoma futboll. Nuk më intereson çfarë thonë apo shkruajnë të tjerët në rrjetet sociale. Unë jam një djalë i ndershëm.

Nëse do të mendoja se nuk mund të luaja do të isha i pari që do të thoja: ‘Mjaft, është koha të bëj diçka tjetër’. Megjithatë, tani mendoj se disa opsione të huaja mund të më përshtaten”, tha Wilshere.

Mesfushori anglez së fundmi ishte pjesë e Bournemouth, teksa ka luajtur edhe te West Ham United e Arsenali.

Wilshere ka regjistruar edhe 34 paraqitje me Kombëtaren A të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat