Beqiraj me Malin e Zi befasojnë Holandën

Futboll

Beqiraj me Malin e Zi befasojnë Holandën

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:48
Beqiraj me Malin e Zi befasojnë Holandën

Mali i Zi ia mohon fitoren Holandës. 

Finishi i takimit ishte dramë në vete, Holanda nga epërsia 0:2, ndahet baras 2:2 me Malin e Zi në Podgoricë.

Holandezët avancuan me 0:2 me golat e futbollistit Depay (25'-nga penalltia 64’). 

Në dhjetë minutat e fundit ndryshuan gjërat, malazeztë shënuan dy herë përmes I, Vukotiç (82') e Vujnoviç (86'). 

Fatos Beqiraj u inkuadrua nga minuta e 62-të duke treguar angazhim të malazezët.

Holanda kryeson me 20 pikë në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Turqinë me 18, Norvegjinë 18, Malin e Zi 12 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat