Andersson: Kjo nuk është korrekte

Futboll

Andersson: Kjo nuk është korrekte

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:09
Andersson: Kjo nuk është korrekte

Mbrëmjen e sotme, Suedia do të luajë për vendin e parë në grupin kualifikues për Katar 2022 në Spanjë, favoritja e madhe e grupit, në stadiumin La Cartuja të Sevilla-s.

Janne Andersson, trajneri i suedezëve, ka protestuar në prag të ndeshjes sepse një nga dy porttat e fushës ishte zënë nga disa llamba për trajtimin e barit:

“Ditën para një ndeshje është e rëndësishme të kalosh një orë në stadium pa asnjë limitim.

Fusha është perfekte, por më ka bezdisur fakti që nuk kemi mundur ta përdorim të gjithë fushën.

Duhet thënë kur nuk luhet në mënyrë korrekte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat