Acarohet kapiteni

Futboll

Acarohet kapiteni

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:23
Acarohet kapiteni

Holanda humbi një rast të artë për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022. Kombëtarja tulipane kryesonte 0-2 në transfertë kundër Malit të Zi falë dy golave të Memphis Depay, por vendasit realizuan dy herë në tetë minutat e fundit dhe i hoqën fitoren nga duart djemve të Van Gaal.

Holanda vazhdon të kryesojë grupin G me 20 pikë, dy më shumë se Turqia dhe Norvegjia. Sfida e fundit luhet në shtëpi ndaj Norvegjisë më 16 nëntor (20:45), aty ku nuk lejohet humbja.

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk nuk u kursye në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, duke kritikuar ashpër performancën e skuadrës së tij në minutat e fundit në Podgoricë.

“Mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë është thjesht skandaloze. Të gjithë duam të mbajmë topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë.

Por, ne duhet të mendojmë edhe për fazën mbrojtëse të skuadrës. Lejuam shumë hapësira dhe ata na kapën në kundërsulm, kjo është e tmerrshme.

Me gjithë respektin për Malin e Zi, Holanda duhet ta kishte fituar këtë lloj ndeshje, aq më tepër nëse ndodhesh në avantazh të dyfishtë.

Ndoshta u dembelosëm disi. Duhet të ulemi e të bisedojmë me qetësi për atë që ndodhi, pasi të martën luajmë ndaj Norvegjisë në një stadium bosh”, deklaroi mbrojtësi i Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat