Moratti: Ja kush është favorit për titullin

Futboll

Moratti: Ja kush është favorit për titullin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Moratti: Ja kush është favorit për titullin

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur për mikrofonat e radios “Kiss Kiss Napoli” duke komentuar situatën në të cilën ndodhet Insinje tek “Axurrët” dhe interesimin e Interit për të.

“Branka (ish-drejtori sportiv i zikaltërve) do ta kishte sjellë Insinjen ‘me vrap’ dhe unë do të kisha qëndruar shumë i qetë duke e pritur të më vinte me kontratën e firmosur”, ka thënë Morati, që për sa i përket Serisë A është shprehur:

“Napoli me Spaletin më ka goditur dhe më ka pëlqyer shumë. Milani më ka surprizuar për mënyrën si është ndërtuar. Është kthyer në një grup të vërtetë sepse kanë punuar shumë.

Ndërkohë, Interi ngelet gjithmonë konkurrues edhe këtë vit, pavarësisht shitjeve të shumta që ka bërë.

Për të thënë të vërtetën, ama, unë mendoj që ky mund të jetë viti i duhur për Napolin, i shikoj një hap para të gjithëve”, përfundoi ish-presidenti zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat