Benzema: Na pëlqen të luajmë së bashku

Futboll

Benzema: Na pëlqen të luajmë së bashku

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Benzema: Na pëlqen të luajmë së bashku

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Kazakistanit, për bashkëlojtarin e tij në kombëtaren franceze, Kylian Mbappen.

Franca triumfoi thellë ndaj Kazakistanit, me rezultat 8-0, ku katër gola u shënuan nga Mbappe, dy nga Benzema dhe nga një gol nga Griezmann e Theo Hernandez.

Benzema tregoi mënyren sesi arrin të luan me Mbappen, duke thënë se veprojnë me vendosmëri.

“Unë dhe Mbappe luajtëm mirë. E kam thënë edhe më parë se jemi të pajtueshëm.

“Ne kënaqemi duke luajtur së bashku, ne veprojmë me vendosmëri dhe, duke luajtur futboll ekipor, ndihmojmë të tjerët”, tha Benzema për “M6”.

Ylli i Madridit shprehu dëshirën se ai do të luajë me 22-vjecarin një ditë edhe në Real Madrid.

"Dua të luaj me Mbappe në Real Madrid një ditë. E kam thënë edhe më parë, por do ta përsëris", përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat