Reali dhe Barcelona në garë për mesfushorin e Napolit

Futboll

Reali dhe Barcelona në garë për mesfushorin e Napolit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:09

Real Madrid dhe Barcelona janë duke garuar për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Eljif Elmas.

22-vjeçari kaloi te Napoli nga Fenerbahce në vitin 2019 dhe ka zhvilluar 96 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me gjashtë gola dhe katër asistime.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për “Napolitanët” që këtë sezon ka zhvilluar 16 paraqitje, duke shënuar dy herë dhe asistuar dy herë tjera.

Por, sipas Calciomercato, Real Madrid dhe Barcelona kanë interesim për mesfushorin, që është në gjendje të luajë në disa pozita.

Raporti shton se një ofertë prej 17 milionë euro do ishte e mjaftueshme që Napoli ta konsiderojë mundësinë e shitjes për mesfushorin, që ka edhe katër vite të mbetura në kontratë.

Elmas gjithashtu vlerësohet nga dy rivalët e përbetuar si transferim i lirë, me Barcelonën që është në gjendje të rëndë ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat