Strakosha: Me Anglinë u futëm në fushë me frikë

Futboll

Strakosha: Me Anglinë u futëm në fushë me frikë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Strakosha: Me Anglinë u futëm në fushë me frikë

Tomas Strakosha mund të kishte menduar një mbrëmje të qetë ndaj Andorrës, megjithatë për gardianin e Shqipërisë pati punë dhe ishte vendimtar në fitoren 1-0. Pas ndeshjes, për Supersport Strakosha theksoi se ekipi në sfidën ndaj Anglisë u fut me frikë në fushë, ndërsa kërkon nga skuadra të korrigjohet në aspektin difensiv pasi po pësojnë me lehtësi.

Në disa raste ishe vendimtar: “Jam i lumtur që jam me kombëtaren, ndeshja e parë nuk shkoi shumë mirë. 1-0 me Andorrën nuk është rezultat pozitiv, por ishte një edicion i mirë dhe mund të bënim më shumë.

18 pikë nuk i kemi bërë kurrë, të shikojmë edhe anën pozitive.

Nuk kishim asgjë më pak se Polonia. Me Anglinë kemi hyrë me frikë në fushë, kemi gabuar taktikisht dhe do të më ngelë peng”.

Sa të vërteta “sirenat” angleze në merkato: Për sa di unë nuk ka asgjë të vërtetë, jam i përqëndruar te Lazio se kam edhe një vit kontratë. Unë e kam mendjen te fusha dhe menaxheri merret me pjesën jashtë fushe, më mungon të luaj”.

E mendoje veten kaq deçiziv ndaj Andorrës? “Të them të vërtetën jo, por bravo çunave se dhanë maksimumin. Taktikisht jemi më mirë në mbrojtje, jo vetëm mbrojtësat edhe unë, por të gjithë si ekip se po pësojmë me lehtësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat