Zinedine Zidane mund të jetë trajner i ri i Manchester United

Futboll

Zinedine Zidane mund të jetë trajner i ri i Manchester United

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Zinedine Zidane

Rezultatet e Manchester United nën drejtimin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer kanë qenë të shoqëruara me shumë ulje dhe ngritje duke mos e lejuar ekipin të jetë në nivelet më të larta.

Dy humbjet e fundit në Premier League ndaj Manchester City 0-2 dhe ndaj Liverpool me rezultatin e thellë 0-5, kanë vendosur në rrezik konkret të ardhmen e norvegjezit në krye të Djajve të Kuq.

Ndaj, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri teksa alternativa më joshëse është Zinedine Zidane. Francezi është i papunë prej muajit maj kur mbylli aventurën e dytë me Real Madrid dhe tashmë duket i gatshëm për t’iu rikthyer profesionit në një kampionat me shumë sfida si ai anglezi.

Së fundmi, mediet britanike raportojnë se palët kanë avancuar në negociata dhe një plus në këtë rast është edhe fakti se në organikën e Manchester United bëjnë pjesë dy ish-futbollistë të Zidan si Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo. Duket se 49-vjeçari është i tërhequr nga ideja për t’i pasur sërish këta yje nën urdhra duke qenë se ka kujtime të bukura nga koha e kaluar me Real Madrid dhe i sheh si të duhurit për të udhëhequr në fushë United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat