Bakaj: Emocione kundër Tiranës

Futboll

Bakaj: Emocione kundër Tiranës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:44
Bakaj: Emocione kundër Tiranës

Edvan Bakaj, portieri i Dinamos ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në Kupë ndaj Tiranës, teksa u shpreh se ka emocione kur bëhet fjalë për bardheblutë duke qenë se ka kaluar vite aty, por shton se kur zbret në fushë më pas harrohet gjithçka.

Ndër të tjera, Bakaj thekson se në ekip ka lojtarë me eksperiencë dhe kjo e bën më të lehtë për t’i kaluar momentet e vështira.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, është e vështirë. Por, kemi luajtur dy ndeshje me Tiranën mes Kupës dhe kampionatit dhe e e dimë ku kemi bërë mirë dhe jo. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër për të arritur objektivin.

Pas çdo humbje është e vështirë, por kemi lojtarë me eksperiencë dhe kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe pushimi na ka bërë mirë. Kam kaluar disa vite shumë të mra aty, është pak emocion por kur fillon ndeshja harrohet çdo gjë”, u shpreh Bakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat