PSG planifikon një "vjedhje" tjetër nga Barcelona

Futboll

PSG planifikon një "vjedhje" tjetër nga Barcelona

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:49
PSG planifikon një "vjedhje" tjetër nga Barcelona

PSG duket se do të “vjedhë” një tjetër talent nga sektori i moshave të Barcelona-s pas Xavi Simons e Kais Ruiz.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Diego Almeida, i cili do të mbushë 18 vjeç në shkurt.

Parisienët janë gjithmonë të kujdesshëm ndaj produkteve të Barcelona-s dhe duket se do të kërkojnë t’i heqin nga duart Xavi-t një lojtar premtues për të ardhmen e klubit.

17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve të tjerë të huaj, por duket se qëllimi i tij është të vazhdojë në Katalonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat