​“Goal” zgjedh 50 futbollistet më të mira në botë, ja ku renditet Kosovare Asllani

Futboll

​“Goal” zgjedh 50 futbollistet më të mira në botë, ja ku renditet Kosovare Asllani

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:36
Kosovare Asllani

Mediumi i njohur anglez “Goal.com” ka zgjedhur 50 futbollistet femra më të mira në botë.

Përzgjedhja është bërë në bazë të votave të lexuesve të këtij mediumi.

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani është vlerësuar shumë lartë duke u renditur në vendin e tetë në këtë listë.

E para ishte mesfushorja e Barcelonës Alexia Putellas. Me 25 gola në të gjitha garat, shumica prej tyre e shënuar me shiritin e kapitenit, spanjollja ishte e jashtëzakonshme pasi Barcelona fitoi tre tituj. Ajo shënoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve për femra.

Kosovare Asllani, ndonëse i mbylli Lojërat Olimpike me një medalje argjendi dhe jo me të artën që do të donte, mesfushorja kreative ishte një nga lojtaret më të mira të turneut, duke shkëlqyer për Suedinë pas një sezone me 16 gola për Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat