Zidane e refuzon Manchester Unitedin

Futboll

Zidane e refuzon Manchester Unitedin

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:50
Zinedine Zidane

Trajneri Zinedine Zidane duket që nuk është i interesuar për të marrë stolin e Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” e duan teknikun francez si pasuesi i Ole Gunnar Solskjaer, që është pranë shkarkimit pas rezultateve negative në Premierligë.

Ish trajneri i Real Madridit që fitoi tre herë radhazi Premierligën ishte i preferuari i Man Unitedit, por Bild, raporton se e ka refuzuar mundësinë.

E tëra për arsye se, Zidane nuk dëshiron të marrë stolin e klubit anglez në mesin e sezonit, por nëse i ofrohet në verë, atëherë do e konsiderojë.

Ndërkohë, favoriti tani thuhet se është Brendan Rodgers, për të cilin raportohet se ka marrëveshje verbale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat