Sheikët po studiojnë me kujdes...

Futboll

Sheikët po studiojnë me kujdes...

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Sheikët po studiojnë me kujdes

Newcastle pas ardhjes së pronarëve të rinj, nuk njohin kufi. Merkato e janarit pritet të sjellë një revolucion të vërtetë në radhët e klubit.

Sheikët po studiojnë me kujdes çdo lojtarë të mundshëm që duan ta kenë pjesë të projektit për në vazhdim.

Tani drejtuesit kanë hedhur sytë nga Borussia Dortmund, sepse mesfushori belg i tyre, Axel  Witsel, pëlqehet shumë nga sheikët.

Witsel pëlqehet shumë edhe nga Manchester United, Juventus, por Newscastle qëndron në “pole position”.

Games Jones, pjesëtar i stafit të klubit anglez është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin, teksa janë takuar së bashku në Belgjikë.

Ndërkohë mediat gjermane bëjnë me dije se Dortmund ka gati zëvendësuesin e tij. Denis Zakarian i Borussia Monchengladbachut shikohet si lojtari ideal..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat