Dule patrioti me bateria, kur ndodhën bombardimet në Beograd, ku e fshehe...

Futboll

Dule patrioti me bateria, kur ndodhën bombardimet në Beograd, ku e fshehe...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Dule

Serbia është në historinë e faqes së zezë. Serbia është shteti që e gjithë bota e di pse iu vu embargo në vitin 1992 dhe u përjashtuan edhe nga garat sportive në të gjitha disiplinat sportive në botë!

Nga viti 1991 e deri në 1995, forcat policore –ushtarake e paramilitare serbe, kanë bërë krime të rënda në popullatën civile në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.  

Dushan Saviq, i njohur si Dule, ish futbollist i skuadrës famëkeqe, Cërvena Zvezda e Beogradit, këtë histori e di shumë mirë pse u përjashtuan nga garat sportive. 

Dule, dje paska thënë se Federata e Futbollit e Kosovës, është organizatë terroriste pse është ankuar në UEFA për sjelljet primitive të futbollistëve të Serbisë.

Dule e di mirë se përse një farë Jugosllavie u përjashtua dhe nuk iu lejua të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në vitin 1992.

Në vend të saj mori pjesë Danimarka dhe u bë kampione e Evropës. 

Ajo farë Jugosllavie që nuk ekzistonte, pra që e kishte emrin veç Serbi, u përjashtua për shkak të krimeve të luftës në Bosnje dhe Kroaci. 

Dule e di shumë mirë, pse NATO e bombardoi Beogradin dhe Serbinë, nga 24 marsi 1999, për 78 ditë. 

Sepse pushtuesi serb ka bërë gjenocid në popullatën shqiptare të Kosovës. 

Dule patrioti me bateria, kur ndodhën bombardimet në Beograd, ku e fshehe prapanicën... Ta bombarduan Beogradin për krime lufte, e di mirë këtë punë.

Ishe strukur në bodrume, aq trim i madh që ke qenë. Je strukur, se ke qenë dhe je frikacak, se shteti yt ka bërë krime lufte.

Dule tani shtiret si viktimë, por ai ishte në vijën e Zvezdës që dha shumë tifozë paramilitarë në luftërat në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, duke bërë krime ndaj popullatës civile.

Dule e di mirë,  se kush ka qenë Kapetan Dragani dhe si e ka nderuar Zvezda me fanellën numër 1!  

Ky ishte turpi më i madh, që edhe vet komentatori serb Millojko Pantiq, iu ka quajtur faqja e zezë, një klub që nderon kriminelët e luftës. Edhe vet tifozi më i flaktë i Zvezdës, Pantiq, ka hequr dorë nga Zvezda, sepse nuk u pajtua me at turp, që Dragan Xhajiq e Mitar Mërkella, nderuan Kapetan Draganin. Duke, t’i je turpi i botës.  

Pjesë e klubit tuaj, ka qenë edhe Zhelko Razhnatoviq-Arkan, kriminel lufte, e shumë e shumë të tjerë.

Ju uzurpuat stadiumin e Prishtinës dhe në vitin 1995 (me 29 korrik) organizuat një farë turneu në stadiumin e Prishtinës, që quhej Liga e Kampionëve,  duke marrë pjesë skuadrat si Vojvodina, Zvezda e Partizani. Keni pru tifozë me autobus nga Kraleva, Beogradi, Çaçaku, Kragujevci, për me mbush stadiumin, ndërsa shqiptarët luani në livadhe edhe aty i keni sulmuar, rrahur e burgosur.

Kjo histori e turpit nuk iu zgjati shumë, me 24 mars të viti 1999 bota e qytetëruar iu dha goditjen më të fuqishme duke iu shporrur nga një shtet që e uzurpuat për 9 vite e nuk keni lënë gjë pa bë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat