Rangers zyrtarizon pasardhësin e Steven Gerrard

Futboll

Rangers zyrtarizon pasardhësin e Steven Gerrard

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Rangers zyrtarizon pasardhësin e Steven Gerrard

Rangers ka zyrtarizuar pasuesin e Steven Gerrard në stol. Ish-kapiteni i Liverpool pranoi ofertën e Aston Villës dhe do të provojë aventurën e parë si trajner në Premier League.

Drejtuesit e kampionëve të Skocisë kanë arritur akordin me Giovanni van Bronckhorst. Një rikthim në “Ibrox Stadium” për 46-vjetorin holandez, i cili mbajti veshur fanellën e Rangers në vitet 1998-2001.

van Bronckhorst drejtoi Feyenoord në vitet 2015-2019, teksa tani ka detyrën të mbrojë titullin kampion me Rangers në Skoci.

Tekniku tulipan është kthyer në trajnerin e 17-të në historinë e klubit 149-vjeçar skocez.

“Protestantët” renditen momentalisht në krye të kampionatit, me katër pikë më shumë se “armiqtë” dhe rivalët e përjetshëm të Celtic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat