Iniesta është na fazën e fundit të sezonit me skuadrën japoneze

Futboll

Iniesta është na fazën e fundit të sezonit me skuadrën japoneze

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Iniesta është na fazën e fundit të sezonit me skuadrën japoneze

Joan Laporta, në një deklaratë të pak ditëve më parë, nuk e përjashtoi kthimin e Andrés Iniestas te Barcelona.

“Situata e klubit është kjo që është, por është provizore. Të gjithë katalanasit janë të emocionuar për rikthimin e të mëdhenjve, por nuk mund të parashikoj të ardhmen. Messi dhe Iniesta janë dy të mëdhenj, që e kanë bërë klubin të madh, kanë kontrata me ekipe të tjera, por në jetë nuk i dihet kurrë”.

Pavarësisht fjalëve të Laportës, është e qartë që 37-vjeçari i lindur në Fuentealliba, në provincën e Albacetes, nuk ka ndërmend që të rikthehet si lojtar në Barcelona.  

Iniesta është na fazën e fundit të sezonit me skuadrën japoneze Vissel Kobe, me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2023. Mesfushori do të kthehet në Barcelona në fund të vitit për ta kaluar pushimet e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe në janar do të udhëtojë sërish drejt Japonisë me synimin për të përmbushur kontratën që ka me klubin aktual.

Iniesta është 37 vjeç dhe i ka idetë e qarta, pasi “të varë këpucët në gozhdë”. “Atëherë do të përpiqem të jem trajner. Por ka mbetur edhe pak, ndihem mirë, i lumtur, dhe dua të vazhdoj të luaj. Kampionati japonez më ka befasuar, është shumë konkurrues”, – shtoi mesfushori i Fuentealbilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat