Priestley: Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm ndaj Drenicës

Futboll

Priestley: Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm ndaj Drenicës

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Priestley: Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm ndaj Drenicës

Futbollisti i Dritës, Esosa Priestley, theksoi se tashmë kanë marrë energjinë e duhur dhe janë gati për ndeshjen ndaj Drenicës nga Skenderaj.

“Ne jemi takuar tashmë me Drenicën dhe kemi arritur të fitojmë. Mendoj se kemi marrë enërgjinë e duhur nga përgatitjet dhe jemi gati për ndeshjen e rradhës. Shpresoj të marrim rezultat të favorshëm dhe të fitojmë tri pikë”, deklaroi Priestley. 
Kryetrajneri 

Trajnei Ardian Nuhiu njoftoi se forma e futbollistëve është e mirë,  Arbnor Muja është rikuperuar, gjersa në ndeshjen e nesërme mungojnë Rron Broja dhe Muharrem Jashari.

Takimi  Drita – Drenica zhvillohet nesër, e shtune, ora 13:00 në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat