E do te City që në janar

Futboll

E do te City që në janar

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 19:23
E do te City që në janar

Barcelona pagoi 86 milionë euro tek Ajax dy vite më parë për kartonin e Frenkie De Jong. Holandezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së ekipit katalanas, por nuk përjashtohet largimi i tij nga “Camp Nou”.

Klubi spanjoll po kalon një periudhë të vështirë financiare dhe 24-vjeçari pritet të jetë i sakrifikuari i merkatos për të mbushur arkat bosh të klubit. De Jong ka simpatizantë e adhurues të shumtë, me Pep Guardiolën mbi të gjithë.

Trajneri spanjoll e cilëson një lojtar perfekt për skemat e tij te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë nisur bisedimet Barcelonën, që ka bërë të ditur pretendimet që ka për të lënë të lirë lojtarin tulipan.

100 milionë euro kërkon presidenti Laporta për De Jong, shumë që “Cityzens” nuk e kanë problem ta paguajnë, pavarësisht krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe Pep Guardiola e do mesfushorin në skuadrën e tij që në merkaton e janarit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat