Gurishta: Shembull është Tirana

Futboll

Gurishta: Shembull është Tirana

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:04
Gurishta: Shembull është Tirana

Kapiteni i Vllaznisë, Erdernis Gurishta, është i bindur se skuadra do të rikthehet te fitorja duke filluar nga ndeshja e sotme ndaj Kastriotit, që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbrojtësi i djathtë, në konferencën e djeshme për mediat, u bëri një apel edhe tifozëve shkodranë në këtë moment të vështirë të skuadrës.

Erdenis, çfarë prisni nga ndeshja kundër Kastriotit?

"Luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë. Ky kampionat ka treguar që nuk ka skuadra të lehta.

Shembull është Tirana, e cila ka bërë një fazë të parë perfekte, por ka lënë pikë ndaj Kastriotit dhe Egnatias, ndërsa me ekipet pretedente ka fituar. Ndeshja me krutanët duhet marrë seriozisht, sepse duhet fituar me patjetër", tha Gurishtta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat